Vazhdon gjykimi ndaj Pjetër Shalës në Hagë NULL NULL 01.05.2023 08:05 01.05.2023 08:05 Në Dhomat e Specializuara në Hagë sot në orën 9 e 30 do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-prejëstarit të UÇK-së, Pjetër Shala. Pjetër Shala, ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 25 prill e ka dorëzuar dosjen paraprake për gjykimin që po zhvillohet ndaj tij. Në qendrën e paraburgimit në Hagë Shala ndodhet prej marsit të vitit 2021. Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.