Vazhdon gjykimi i Oliver Ivanoviq NULL NULL 05.05.2015 13:30 05.05.2015 13:30 Procesi i gjykimit të Oliver Ivanoviq ka vazhduar sot. Ai dhe katër serbë të tjerë akuzohen për krime ndaj civilëve shqiptarë gjatë dhe pas luftës. Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës së Veriut, është mbajtur edhe një seancë në gjykimin e politikanit Oliver Ivanoviq, dhe katër serbëve të tjerë të kësaj zone, të cilët akuzohen se bënë krime ndaj shqiptarëve, në periudhat gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Në seancën e sotme, dëshminë e saj e ka dhënë, Preveza Abrashi me profesion kirurge, e cila është dëshmitare e ngjarjeve, që ndodhën më 3 shkurt të vitit 2000, kur u vranë 10 shqiptarë, banorë të veriut. Pos Ivanoviqit, në këtë grup të të akuzuarve janë edhe ish shefi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP), për Mitrovicën, Dragolub Delibasiq, baba e bir Ilija dhe Nebojsa Vujaçiq si dhe Aaleksander Lazoviq. Akuzat që rëndojnë mbi gjithë këta kanë të bëjnë me krime lufte, bashkë me veprën vrasje dhe tentim vrasje të civilëve shqiptar. Deri tani, dëshmitë e tyre i kanë dhënë mbi 20 dëshmitarë. /KlanKosova *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sonte në Kiks Kosova - Të bijat fajësojnë mjekët në Gjakovë dhe Rahovec për vdekjen e babait (VIDEO) 23 orë më parë