Vazhdon gjykimi i Oliver Ivanoviq NULL NULL 06/10/2015 06/10/2015 Gjykimi i Oliver Ivanoviqit dhe katër serbëve të tjerë po vazhdon sot në Gjykatën Komunale në Mitrovicë, njofton Klan Kosova. Në procesin kundër Ivanoviqit kanë dëshmuar 55 dëshmitarë të cilët në të shumtën e rasteve kanë konfirmuar thëniet e aktakuzës kundër tij. Ai foli me gazetarët sot në mëngjes, pasi doli nga banesa e tij në Mitrovicë dhe më pas, i shoqëruar nga Policia e Kosovës u dërgua në Gjykatën Themelore, shkruan Tanjug, përcjellë Klan Kosova. Ivanoviq akuzohet për kryerjen e krimeve të luftës të kryera kundër civilëve gjatë vitit 1999 dhe 2000. Aktakuza përfshinë edhe, Dragoljub Delibashiq, babain dhe të birin Elia dhe Nebojsha Vujaçiq dhe Aleksandar Lazoviq, të cilët janë akuzuar për vrasje dhe tentim vrasje.
Kosova Kurti e pret me lule Dua Lipën: Është koha t’i themi faleminderit për promovimin që i bëri Kosovës 19 minuta më parë
Kosova Sot gjashtë vjet Majlinda Kelmendi ia solli Kosovës medaljen e artë olimpike 22 minuta më parë
Kosova “Karvani i Diasporës”, zëvendësministri i MPJD-së bisedon me bashkatdhetarë prizrenas 26 minuta më parë