18:00, 19 Shkurt 2020

Qindra pasagjerë që testuan negativë për koronavirusin e ri kanë filluar të evakuohen nga një anije lundrimi – ku qëndruan për dy javë në karantinë – në Japoni, mes kritikave të rënda për vendin lidhur me trajtimin e shpërthimit të kosonavirusit.

Një ekspert shëndetësor japonez që vizitoi anijen “Princess Diamond” në portin në Yokohama, tha se situata në bord ishte “tërërisht kaotike”.

Zyrtarët amerikanë thanë se lëvizjet për të përmirësuar virusin mund të mos ishin të mjaftueshme.

Pasagjerët kanë përshkruar situatën si të vështirë në karantinën e anijes.

Të paktën 542 pasagjerë dhe ekuipazhi në “Princess Diamond” deri më tani janë infektuar nga virusi Covid-19 – grupi më i madh jashtë Kinës.

Disa kombe janë duke evakuuar qytetarët e tyre nga anija pasi numri i rasteve të konfirmuara po vazhdon të rritet.

Konkurs Pune

Lexo më shumë