Vazhdon aksioni në Brezovicë, ​Prokuroria po heton për regjistrimin e vikend-shtëpizave - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vazhdon aksioni në Brezovicë, ​Prokuroria po heton për regjistrimin e vikend-shtëpizave

NULL NULL
15/08/2022

Prokuroria Themelore e Ferizajt është duke realizuar një inspektim në zonën e Brezovicës, ku po hetohet për identifikimin dhe regjistrimin e vikend-shtëpizave.

Nëpërmjet një kumtese bëhet e dikur ky inspektim po bëhet në koordinim dhe bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda (DKR) në Prishtinë, Inspektoratin e Minsitrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjensinë Kadastrale të Kosovës, njofton Klankosova.tv.

“Qëllimi i këtij operacioni është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin”.

Ky aksion është vazhdimësi i aksioneve të mëhershme në zonën e Brezovicës.