Vazhdojnë zjarret në Turqi shkaku i të nxehtit, 50 mijë të evakuuar NULL NULL 01.07.2025 13:45 01.07.2025 13:45 Turqia është prekur nga zjarret gjatë ditëve të fundit pas nxehtësisë së madhe në bregdetin e saj perëndimor. Ekipet e shpëtimit kanë evakuuar më shumë se 50,000 njerëz – kryesisht nga provinca perëndimore e Izmirit – ndërsa zjarrfikësit vazhdojnë përpjekjet për të shuar qindra zjarre. Zjarret kanë përfshirë gjithashtu pjesë të provincave Bilecik, Hatay, Sakarya dhe Manisa, transmeton Klankosova.tv. Ministri i Pylltarisë, Ibrahim Yumaklı tha dje se gjatë tre ditëve të fundit, ekipet e emergjencës i janë përgjigjur 263 zjarreve në të gjithë vendin. Ministri i Shëndetësisë Kemal Memişoğlu tha se 46 persona të prekur nga zjarret po trajtohen në spitale, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Zelensky ndërmerr hapin e radhës për themelimin e tribunalit për krimet e agresionit rus 7 minuta më parë
Kosova Kurti thotë se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani 24 minuta më parë