Vazhdojnë telashet me ujë NULL NULL 06.05.2015 09:24 06.05.2015 09:24 Për shkak të disa problemeve teknike përgjatë kyçjes së gypave kryesor që i furnizojnë me ujë të pijshëm disa lagje të kryeqytetit ,vazhdojnë ende çrregullimet të furnizimit me ujë. Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” ka njoftuar se në lagjet ”Ulpiana”, “Veternik” dhe Lagjen e Spitalit për shkak të problemeve teknike që janë shfaqur dje në orët e pasdites gjatë kyçjes së gypave të rinj vazhdojnë çrregullimet edhe gjatë ditës së sotme deri në orën 14:30. Poashtu bëhet e ditur se ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujit janë mobilizuar dhe ndodhen nëpër pika të ndryshme në kryeqytet për sanimin e gjendjes së krijuar nga puna e kontraktorit që ka qenë duke punuar dje dhe sot. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ambasadori suedez viziton familjen e Liridona Ademajt: Përshëndes reagimin e shpejtë të Policisë dhe Prokurorisë së Kosovës 9 orë më parë