Vazhdojnë punimet në riparimin e gypit që vie nga Badoci NULL NULL 28.05.2020 08:36 28.05.2020 08:36 Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të vazhdojnë ë me riparimin e gypit të ujit nga çeliku gyp ky që vie nga Badoci në rezervuarin e Mirëditës. “Riparimi i tij nga ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU ” Prishtina ” sh.a. ka filluar ditën e djeshme, por që konsumatorët të mos mbesin kohë të gjatë pa furnizim me ujë, punimet janë ndërprerë dje pasdite dhe do të vazhdohet me riparim edhe sot”. “Punimet fillojnë në orën 11:00. Mungesën e ujit të pijshëm mund ta ndjejnë pikat e larta furnizuese të fshatit “Hajvali”, pikat e larta të zonës qendër të lagjes “Bregu i Diellit” dhe pikat e larta furnizuese të lagjes “ Mati I ”, bën me dije ujësjellësi i kryeqytetit Kjo e fundit njëherit i falënderon qytetarët për mirëkuptim dhe shton se ekipet teknike do të mundohen që sanimin ta përfundojnë sa më shpejtë, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 14 minuta më parë