Vazhdojnë protestat në Bjellorusi

Vazhdojnë protestat në Bjellorusi

2 muaj më parë

Për të treten natë radhazi protestuesit kanë mbushur rrugët e kryeqytetit Minsk, ku janë përleshur me policinë e cila nuk ka kursyer as gazetarët.

Protestat po mbahen si revoltë kundër rezultatit zgjedhor i cili i jep 80% të votave Presidentit Aleksander Lukashenko.

Në një video të publikuar në rrjetin social Twitter shihet fotoreporteri Asger Ladefoged, nga e përditshmja daneze Berlingske, duke u goditur nga policia.

Ndërkohë liderja opozitare, Svetlana Tikhanouskaya, ka lëshuar vendin duke ikur në Lituani, ku sipas saj këtë vendim e ka marrë për shkak të fëmijëve të saj.