Vazhdojnë protestat antiqeveritare në Iran - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vazhdojnë protestat antiqeveritare në Iran

NULL NULL
12/01/2020

Qindra protestues dolën në rrugët e kryeqytetit të Iranit, Teheran, për të shprehur zemërimin ndaj zyrtarëve, duke i akuzuar si gënjeshtarë që mohuan sulmin ndaj avionit ukrainas të pasgjerëve.

Protestat u zhvilluan jashtë të paktën dy universiteteve, Sharif dhe Amir Kabir, thuhet në raporte.

Tubimi nisi fillimisht si homazh për të respektuar viktimat, por tensionet u rritën gjatë mbrëmjes.

Agjensia e lajmeve gjysmë zyrtare e Farsit bëri një raportim të rrallë të trazirave, duke thënë se rreth 1.000 njerëz shpërthyen në parulla kundër udhëheqësve dhe grisnin fotografitë e Soleimanit.

Studentët bënë thirrje që përgjegjësit për rrëzimin e avionit dhe të tjerë që tentuan ta fshehin, të ndiqen penalisht.

Thirrjet përfshinin “kërkesën për dorëheqje ndaj komandantit të përgjithshëm “, duke iu referuar Liderit Suprem Ali Khamenei, dhe “vdekje gënjeshtarëve”.

Fars tha se policia kishte “shpërndarë” protestuesit, të cilët po bllokonin rrugët. Policia përdori ndaj tyre gaz lotsjellës.

Përdoruesit e mediave sociale gjithashtu tërhoqën zemërimin ndaj veprimeve të qeverisë.

Megjithatë protestat ishin më të vogla në numër se demonstratat masive në të gjithë Iranin në mbështetje të Soleimanit pasi ai u vra.

Presidenti amerikan Donald Trump përmes një postimi në twitter shprehu mbështetjen për protestat “frymëzuese”.

Irani të shtunën pranoi se rrëzoi “pa dashje” avionin ukrainas nga rrëzimi i të cilit humbën jetën 176 njerëz.