Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vazhdojnë problemet për Holandën, lëndohet edhe një tjetër futbollist

NULL NULL
12.06.2024 15:19

Kombëtarja e Holandës duket se nuk po rehatohet me lëndimet e futbollistëve.

Në seancën e sotme stërvitore, “tulipanëve” iu lëndua edhe njëri nga lojtarët.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Ajaxit, Brian Brobbey, dhe u deshtë t’i ndërpriste ushtrimet.

Kjo do të thotë edhe një kokëçarje për trajnerin, Ronald Koeman.

Pasi sulmuesi i Ajaxit sivjet ka shfaqur një formë tejet të lartë, pasi në 30 ndeshje ai ka realizuar 18 gola dhe bërë 10 asistime.

Nuk dihet nëse Brobbey do t’ia dal të rikuperohet nga ky lëndim.

Më herët, Holandës iu lënduan edhe dy futbollistë të tjerë, Teun Koopmeiners dhe Frenkie de Jong.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.