Vazhdojnë kërkimet për personin që kërceu nga "Ura e Fshejtë"

Vazhdojnë kërkimet për personin që kërceu nga “Ura e Fshejtë”

NULL NULL
1 month më parë

Njësitet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë duke vazhduar kërkimet për gjetjen e trupit të zhdukur të një personi i cili dyshohet se ka kërcyer nga “Ura e Fshejtë”.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Nystret Gjurkaj.

“Sot me datë 27.01.21 rreth orës 11:30 njësiti kërkim -shpëtimit i FSK-së ka dalë në vend të ngjarjes tek Ura e Fshejt në fshatin Xërxë,10 pjesëtar të FSK-së të specializuar në gjetjen e trupit të zhdukur para dy dite në lumin Drini i Bardhë . Të njëjtit kanë vendosur një tendë afer Seperacionit “ Vëllezërit Morina”. Në këtë opercion janë edhe njësiti i Hetimeve Rajonale si dhe patrulla e ekipit reagues e Staconit Policor në Rahovec”.

Kërkimet ishin ndërprerë dje për shkak të motit të keq.

Nuk dihen akoma arsyet lidhur me ngjarjen.