Vazhdojnë intervenimet në rrjetin e ujërave të zeza në rrugën “Muhamet Qami” në Prishtinë NULL NULL 19.04.2020 18:54 19.04.2020 18:54 Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujërave të zeza që nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, për të vazhduar deri në mesnatë , janë duke kryer intervenime në rrjetin e ujërave të zeza në rrugën “Muhamet Qami” në Prishtinë. Nga kjo kompani kanë deklaruar se tentimi për të përmirësuar funksionimin e mirëfilltë të sistemit të rrjetit të kanalizimit në atë zonë po del të jetë tejet i vështirë ngase, sipas tyre, me koh nuk është ndërtuar si duhet nga kompani private. “Ekipet shtesë të KRU “Prishtina” për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të zonës( ngase po u shkakton probleme të shumta) po bëjnë çmos që të sanojnë problemin e krijuar nga papërgjegjësitë.Sikurse secili nga ne, të shkonim dhe ta shihnim për së afërmi një intervenim të tillë nga ekipet e rrjetit të kanalizimit, në një rrugë të ngushtë dhe me erë shumë të rëndë , do t’i shihnim për së afërmi sfidat e punës së tyre dhe vështirësitë e tyre të përditshme” thuhet në komunikatë. Kjo kompani gjithashtu ka falënderuar punëtorët e mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit për punën që po e bëjnë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024