Vazhdojnë emërimet politike në borde të ndërmarrjeve publike (VIDEO) NULL NULL 12/11/2015 12/11/2015 Me raportin që Samuel Zhbogar ia dorëzoi Bekim Çollakut, Bashkimi Evropian i kërkon Kosovës të ndalë emërtimet politike nëpër borde të ndermarjeve publike. Por pa kaluar as tri ditë, porosia shkoi huq. Në zyrën e Rregullatorit të Energjisë, ekzekutivi vendosi njerëz të afërt me partitë në pushtet. E pavarësisht këtyre emrimeve, në mbledhjen e Qeverisë të enjten, Kryemnistri Isa Mustfa, u zotua se koalicioni PDK-LDK do ta bind Brukselin të jap Raport të Progresit më të mirë në vitin 2016. Veç kësaj kryeqeveritari kosovar i shfaqi zotimet se do ta vazhdojë dialogun me Serbinë, ku pikë kritike është themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe . Mustafa, u shfaq optimist edhe për gjasat që kur pas dy vitesh Kosova të aplikojë për antarësim në UNESCO atëherë do t’i ketë më shumë se 95 vota të nevojshme. Ndërkohë, zëvendësi i parë i kryeministrit, Hashim Thaçi, mos sigurimin e ulëses kosovare në këtë organizatë ditë më parë, e quan fitore . Për më shumë, kryediplomati fajin për krejt çka ndodhi në Paris në selinë e UNESCO-s ia lë edhe opozitës në Kosovë. Kjo është mbledhja e parë e ekzekutivit pas zhvillimeve në UNESCO dhe publikimit të Raportit të Progresit. Kronikë e Besnik Tahirit.
Ekonomi Në ditën e themelimit, Komiteti Teknik Emergjent mban mbledhjen e dytë: KEK të sigurojë energji, të evitohen reduktimet 7 minuta më parë
Ekonomi Tahiri për projektligjin për zyrtarët publikë: Ky ligj nuk duhet të kalojë, assesi 41 minuta më parë
Lajme Turqia dhe Izraeli shënojnë një moment historik, rivendosin lidhje të plota diplomatike 55 minuta më parë