15:20, 31 Mars 2020

Pezullimi i futbollit gjerman do të vazhdojë për së paku edhe një muaj, ka njoftuar Liga e Futbollit e Gjermanisë.

DFL ka njoftuar se Bundesliga do ta vazhdojë pezullimin së paku deri më 30 prill për shkak të pandemisë së Koronavirusit, shkruan Bulineës, transmeton Klan Kosova.

“Qëllim yni mbetet që sezonin ta përfundojmë në fund të qershorit. Por nuk është e mundur që kjo të bëhet deri në korrik. Do të flasim me FIFA-n rreth një ndryshimi në afatin e transferimeve dhe rregullat për këtë”, ka thënë në konferencë drejtori i DFL, Christian Seifert gjatë një koference për media.

Konkurs Pune

Lexo më shumë