Vatikani nis vaksinimin kundër koronavirusit NULL NULL 2 javë më parë 2 javë më parë Vatikani ka nisur këtë të mërkurë me administrimin e vaksinës kundër COVID-19. Zëdhënësi, Matteo Bruni ka njoftuar lidhur me këtë proces, i cili ka thënë se vaksinimi ka nisur nga auditoriumi i Vatiknait, aty ku Papa Françesku shpesh i drejtohet audiencës në baza javore, raporton CNN, transmeton Klan Kosova. Ai nuk ka njoftuar nëse Papa është imunizuar ende ose jo, apo se kush do të jenë personat e parë që do të vaksinohen. “Është detyrë etike marrja e vaksinës… edhe unë jam në rresht për ta marrë atë”, ka thënë ditë më parë Ati i Shenjtë.