Vatër e re e murtajës së bagëtive në Shqipëri, nisin kontrollet në terren NULL NULL 27.06.2025 19:17 27.06.2025 19:17 Fotografi: Ilustruese Në Gjirokastër vijojnë kontrollet e vazhdueshme në fermat dhe tufat e bagëtive të imta pas shfaqjes së vatrës së parë të murtajës së ruminantëve të vegjël. Tufa e bagëtive të prekura nga kjo sëmundje u evidentua këtë javë në një fermë në qytetin e Libohovës. Krahas karantinimit të 256 krerëve bagëti dhe monitorimit tyre janë shtuar kontrollet epidemiologjike nga veterinerët edhe në tufat e tjera në Qarkun e Gjirokastrës. “Shkojmë në terren dhe bëjmë identifikimin e të gjitha fermave duke filluar nga ato që ndodhen më afër vatrës, janë caktuar zonat 3 km dhe zonat 10 km,në zonën 3 km bëjnë pjesë vetëm bashkia Libohovë,qyteti dhe fshati Nepravishtë kurse në zonën 10 km është që nga Pogoni , Dropulli, dy fshatra të komunës Antigone, Lazarati”, tha Flora Zharkalli , përgjegjëse e sektorit veterinar. Murtaja e ruminantëve të vegjël është një sëmundje ngjitëse që prek kryesisht delet dhe dhitë. Në bashkëpunim me laboratorin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare në Tiranë, kryhet ndjekja e çdo rasti të dyshuar për bagëtitë e prekura nga kjo sëmundje. “Prandaj ne e monitorojmë çdo ditë sepse ajo mund të jetë edhe në formën subklinike dhe do ta monitorojmë deri të paktën 10 ditë”, shtoi Zharkalli për Euronews, transmeton Klankosova.tv. Murtaja e që prek bagëtitë e imta është një sëmundje virale shumë ngjitëse që mund të shkaktojë humbje të konsiderueshme në blegtori. Kontrolli dhe menaxhimi i hershëm i rasteve është thelbësor për të parandaluar përhapjen. Në të gjithë vendin deri më tani janë me dhjetëra ferma ku është konstatuar kjo sëmundje, ndërsa numri i bagëtive të asgjesuara është mbi 1300. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Evropa përfshihet nga valët e të nxehtit dhe zjarret, ndërsa temperaturat kalojnë 40°C në disa vende 7 minuta më parë
Kosova Baraliu: Nëse nuk zbatohet aktgjykimi i Kushtetueses, pasojat janë të pariparueshme 10 minuta më parë