Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vataj i kërkon falje ambasadorit Bosch (VIDEO)

NULL NULL
08.05.2015 12:45
Drejtori i Ujësjellësit, Gjelosh Vataj i ka kërkuar falje ambasadorin holandez, Robert Bosch për vonesat rreth rregullmit të rrugës në lagjen Velania të kryeqytetit.

Kompania e Ujësjellësit Rajonal Prishtina ka nisur sot shtrimin e asfaltit në rrugën “Xhemajl Berisha” në lagjen Velania të kryeqytetit.

Me këtë rast në terren doli edhe drejtori i Ujësjellësit Gjelosh Vataj, i cili u takua me ambasadorin e Holandës Robert Bosch të cilit i kërkoi falje për vonesat për të ndërhyrë në rrugë, raporton Klan Kosova.

Në këtë rrugë, kompania që udhëhiqet nga Vataj ka vendosur edhe gypin që përçon ujin tek shtëpitë e kësaj lagjeje.

Ndërkaq, banorët ka thënë për Klan Kosovën se me vite të tëra kanë pasur telashe me mungesë uji dhe rrugë të prishura ndaj edhe i kanë mirëpritur këto punime.

Ujësjellësi i kryeqytetit do ta rregullojë vetëm pjesën e dëmtuar të rrugës gjatë punimeve të kësaj kompanie ndërkaq për pjesën tjetër banorëve u është premtuar se do të intervenojë komuna. /Klan Kosova.

klankosova.tv

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.