Vasili sërish letër ambasadores Vlahutin - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vasili sërish letër ambasadores Vlahutin

NULL NULL
01/03/2017

Ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Petrit Vasili nuk tërhiqet nga letrat e tij për ONM-në.

Në një letër drejtuar ambasadores së BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin, Vasili vlerëson si një hap të parë dhe të dobishëm për zbatimin e “Vetting”-ut, krijimin e PMU-së, një njësie të menaxhimit për rivlerësimin kalimtar të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Në lidhje me atë që Vasili i referohet si term i ri i shfaqur në sqarimin e Calaverës, “governing board”, e që më herët njihej si “management board”, Vasili pyet nëse ky ndryshim i emërtesës lidhet me mënyrën e funksionimit apo të rolit që ai do të ketë në proces.

Sipas Vasilit, është shumë e rëndësishme që të përpilohet rregullorja e funksionimit të PMU-së, që të përshkruajë qartë mënyrën e komunikimit të tij me institucionet shqiptare, mënyrën e akreditimit të vëzhguesve ndërkombëtarë si pjesë e ONM-së, shkruan Top Channel.

Në fund, ministri thotë se duhet përcaktuar sa më parë përfaqësuesi i Shqipërisë në Komitetin Drejtues të projektit.