Vashat e Kosovës U-19 fitojnë bindshëm kundër Qipros - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vashat e Kosovës U-19 fitojnë bindshëm kundër Qipros

NULL NULL
04.04.2023 18:51

Kombëtarja e Kosovës për vajzat U19 ka shënuar fitore në ndeshjen e parë në kuadër të turneut kualifikues të Ligës B në Grupin B3 për Euro 2023 që po zhvillohet në Belfast.

Dardanet e drejtuara nga Albina Rrahmani fituan në duel me Qipron, me rezultat 4:0.

Kosova mbizotëroi që nga fillimi i ndeshjes, duke mos e vënë në dyshim për asnjë moment fitoren.

Serinë e golave e hapi Riga Kallaba, në minutën e 23-të, derisa epërsinë në 2:0 e shtoi Floriana Haxhiu, në minutën e 36-të.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, por dominimi i Dardaneve vazhdoi edhe në pjesën e dytë, ku u realizuan edhe dy gola tjerë.

Fillimisht Albulena Guri shtoi shifrat në 3:0, në minutën e 76-të, derisa rezultatin përfundimtar e vulosi Lorita Islami, nga penalltia në minutën e 88-të.

Krahas Qipros në grup me Kosovën janë edhe Irlanda Veriore dhe Letonia. Ndeshjen e radhës Dardanet e luajnë kundër letoneve, më 7 prill, derisa në fund luajnë kundër nikoqirit, Irlandës Veriore, më 10 prill.