Vashat e Kosovës U-17 pësojnë humbje nga Franca - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vashat e Kosovës U-17 pësojnë humbje nga Franca

NULL NULL
26.03.2023 23:51

Edhe në ndeshjen e dytë në kuadër të ndeshjeve parakualifikuese të raundit të dytë të Ligës A Grupi 5 për Euro 2023, Kombëtarja e Kosovës U17 e vajzave pësoi humbje.

Kësaj radhe Dardanet e reja nuk arritën të përballojnë Kombëtaren e Francës, e cila kishte nivel dukshëm më të mirë, duke fituar 5:0.

Pjesa e parë kaloi në shenjë të futbollisteve franceze, të cilat ishin më cilësore dhe më të përgatitura nga pikëpamja fizike sa që lenin përshtypje se janë më të rritura se vajzat tona.

Ato shënuan tri herë në këtë pjesë. Së pari Rambaud shënoi në minutën e 18-të për 1:0, ndërsa në minutën e 25-të Ben Khalied shënoi për 2:0 dhe në minutën e 36-të Jospeph shënoi për 3:0.

Edhe pseja e dytë nuk pati dallime sa i përket lojës, pasi mbizotërimi i vajzave franceze vazhdoi.

Në këtë pjesë u shënuan edhe dy gola, ku në minutën e 74-t shënoi Traore për 4:0, ndërsa pesë minuta më vonë në atë të 79-të Effi Efii vulosi rezultatin e ndeshjes në 5:0.

Dardanet ndeshjen e radhës dhe të fundit do ta zhvillojnë më 29 mars kundër Italisë.