Varroset Vjosa, artistja që i dha festival të madh Prishtinës (VIDEO) NULL NULL nga Florent Zeqaj 30/06/2022 nga Florent Zeqaj 30/06/2022 Të gjithë këta njerëz i beri bashkë dhimbja e humbjes së një njeriu shumë të dashur për ta. Familjarë, miq, artistë dhe politikanë erdhën për t’i bërë nderimet e fundit producentes Vjosa Berisha, e cila vdiq në një spital në Londër, pas një beteje me kancerin. Për kryeministrin e Kosovës, regjisorja nuk do të vdesë kurrë. Ndërsa për kryetarin e Kuvendit, ajo i dha shumë Kosovës. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se kryeqyteti ka humbur një ikonë. Të vështirë të ndahet prej saj e ka edhe bashkëpunëtori i ngushtë, producenti Yll Uka. Dhimbje më shumë se të gjithë ka bashkëshorti i Vjosës, Fatosi. Producentja dhe drejtoresha e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit ‘Prifilm Fest’, Vjosa Berisha, u varros në varrezat e Prishtinës në Dragodan, nën tingujt e muzikës e reshjeve të shiut.
Lajme Vlorë: Arrestohen tre shqiptarë dhe dy ukrainas, u kapën me gati 1 tonë marihuanë në det (VIDEO) 13 minuta më parë