Varroset nusja që u helmua, vëllau nuk e pranon familjen e burrit të motrës në varrim (VIDEO) NULL NULL 16.12.2019 12:49 16.12.2019 12:49 Suzana Xibraku, mamaja e Rezartës, e cila u gjet e vdekur pak ditë më parë në banesën në fshatin Xhyrë të Librazhdit, pretendon se vajza e saj është helmuar. “Vajzën ma helmuan, duam të zbardhet e vërteta. Po shkojmë të bëjmë denonimin në polici”, është shprehur mes lotëve ajo. I vëllai i viktimës, Reshit Xibraku akuzon familjarët e dhëndrit për helmimin e motrës së tij. “Nuk pranoj njerëzit e Olsit të më vijnë në shtëpi. Ata më helmuan motrën. Të hetohet e vërteta. Po shkojme në polici. Fola me Olsin, e pyeta çfarë i bëtë motrës time, më tha nuk mbaj mend asgjë, ne morëm mangallin dhe fjetem”, është shprehur vëllai i Rezartës. Rezarta kishte vetëm tre ditë që ishte martuar me Olsi Hajdarin, ndërkohë që prindërit e këtij të fundit i gjetën në dhomë të helmuar, njofton Top Channel përcjellë Klan Kosova. Rezarta nuk arriti të shpëtonte, ndërsa Olsi ka mundur të mbijetojë pas trajtimit mjekësor. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Festa e Pashkëve: Dodë Gjergji fton qytetarët për paqe, harmoni, barazi e tolerancë fetare 31 minuta më parë