Varroset i vrari në ndërtesën e AKI-së (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Varroset i vrari në ndërtesën e AKI-së (VIDEO)

NULL NULL
05/09/2018

Në fshatin Tërllabuq të Vushtrrisë sot u mbajt ceremonia e varrimit të Isa Sejdiut që u vra në objektin e Agjencisë Kosovare të Intelegjencës.

Pa dashur të flasin para kamerës, prapa saj, familjarët e Sejdiut i thanë Klan Kosovës se ende nuk e kanë as edhe idenë më të vogël se pse apo si ndodhi vrasja e tij.

40 vjeçari pas vetes la tre fëmijë, gruan dhe vajzën e vëllaut që i vdiq 10 vjet më parë.

Kronikë e zgjeruar nga Halil Berisha.