Varroset 12 vjeçari që gjeti vdekjen në kanalin e Ibër-Lepencit (VIDEO) NULL NULL 07/08/2015 07/08/2015 Familjarët bashkë me të miqtë, të premten e varrosën trupin e 12 vjeçarit, Edonis Rexhepi, që një ditë më herët humbi jetën në kanalin Ibër-Lepencit, në Vërrnicë të Mitrovicës, njofton Klan Kosova. Vogëlushi, sipas fqinjit, Fadil Selimi, ra aksidentalisht në ujin e rrëmbyeshëm e të ftohtë. Rasti i fundit i preku goxha shumë Verrnicasit, por dhimbja për Edonisin nuk është e para e kësaj natyre për familjen Rexhepi, pasi në vitin 1998 aty ka humbur jetën edhe një vajzë e tyre. Banorët e këtushëm thonë se rreziku nga kanali i hapur i sistemit të Ibër-Lepecit u kanoset që nga ndërtimi i tij, më 1986. Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti, vetëm gjatë këtij viti, ky është rasti i dytë i mbytjes në këtë kanal. Javë më parë në të kishte humbur jetën edhe një 70 vjeçar nga Bukoshi i Vushtrrisë. Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti, vetëm gjatë këtij viti ky është rasti i dytë i mbytjes në këtë kanal. Javë më parë në të kishte humbur jetën edhe një 70 vjeçar nga Bukoshi i Vushtrrisë. Kronikë e Vullnet Krasniqit.