Varrosen viktimat nga sulmi me armë në Gllogjan (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Bellagoshi 28/11/2021 nga Qendresa Bellagoshi 28/11/2021 Janë varrosur tre viktimat e sulmit të së premtës ndaj autobusit në Gllogjan të Deçanit. Dy nxënësit, Genta Mustafaj e Ledion Hamzaj, u përcollën nga qindra njerëz që morën pjesë në ceremoninë e varrimit. Në mesin e tyre edhe kryeministri, Albin Kurti, bashkë me disa ministra. Kurti konfirmoi edhe njëherë që ende nuk është identifikuar se kush e ka kryer krimin, teksa për këdo që mund të ketë informacione që ndihmojnë në gjetjen e fajtorit apo fajtorëve, qeveria ka shpërblim prej 20 mijë eurosh. Bashkëpunim nga qytetarët kërkoi edhe kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, që bëri thirrje edhe në forcimin e sigurisë së shtetit. Me emocione të forta, si familjarët ishin edhe shokët e shoqet e dy të rinjve, të cilët kujtuan takimin e fundit me ta, e kërkuan më shumë siguri. E në Skivjan, gjatë mesditës u varros vozitësi i autobusit, Gani Gjokaj. Babai i tij tha se duhet mobilizim që djali i tij të jetë i vrari i fundit. Gjokajt nuk besojnë që Ganiu të ketë qenë caku, meqë thonë se po të ishte ashtu ka pasur forma tjera se si mund të takoheshin me të, teksa theksojnë se edhe më të rëndë e kanë për faktin se me familjarin e tyre u vranë edhe dy fëmijë. Për Gani Gjokajn e pamja do të jetë dy ditë në skivjan, teksa njësoj dyert e hapura për kryeshnosh do ti kenë edhe familjet në Gllogjan.
Kosova Qeveria: Kurti theksoi që marrëveshja të jetë ligjërisht e obligueshme, me njohjen reciproke në qendër 29 sekonda më parë
Kosova Kelmendi: S’po shohim dialog të mirëfilltë, Beogradit t’i bëhet më shumë presion (VIDEO) 46 minuta më parë