Varrosen të vrarët në Kumanovë NULL NULL 26.05.2015 18:04 26.05.2015 18:04 Janë varrosur sot tetë nga dhjetë të vrarët në konfliktin e Kumanovës. Tetë të vrarët në konfliktin e fundit në Kumanovë janë përcjellur sot për në banesën e fundit në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë. Përveç familjarëve e miqëve, ceromininë mortore të tyre e kanë përcjellur nga afër edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, përfshirë këtu nënkryetaren e Kuvendit, Aida Durguti, deputetët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu e Glauk Konjufca,e deputeti i AAK-së, Pal Lekaj. Vepra e këtyre të vrarëve është lartësuar shumë edhe në homazhet që iu bënë atyre, në sallën”1 Tetori” në Prishtinë. I biri i Zhafer Zymberit-Argjendi, ka thënë se babai i tij me bashkëluftetarë qëllim të vetëm kishin bashkimin kombëtar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.