Varianti “Pirola” i COVID-19, Anglia bën thirrje për vaksinim NULL NULL 19.09.2023 09:26 19.09.2023 09:26 Personat mbi 65- vjeçar janë ftuar të marrin përforcuesin vjeshtor të vaksinës së COVID-19 për shkak se po paralajmërohet një rrezik i ri nga varianti i quajtur “Pirola”. Shtrimet në spital kanë arritur nivelin më të lartë në katër muajt e fundit, shkruan Dailymail, transmeton Klankosova.tv. Rreth 20 milionë njerëz në Angli kanë të drejtë për përforcues këtë vit, duke përfshirë moshën mbi 65 vjeç, gratë shtatzëna dhe njerëzit me probleme shëndetësore. Ekspertët e fushës kanë frikë se ky variant mund të shkaktojë një rritje të infeksioneve dhe shtrimeve në spital. Të dhënat e fundit tregojnë se numri i britanikëve të infektuar të shtruar në spital në Angli është në nivelin më të lartë në katër muaj, me dyfishimin e numrit brenda një muaji. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.