Varhleyi: Kosovës jemi të gatshëm t’i ndihmojmë me udhërrëfyes për vizat NULL NULL 27.06.2022 22:55 27.06.2022 22:55 Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhleyi, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të ecë para me liberalizimin e vizave për Kosovën. Ai ka theksuar se janë të gatshëm të formojnë një udhërrëfyes për liberalizimin e vizave për Kosovën, transmeton KlanKosova.tv. “Ne jemi të gatshëm ta ndihmojmë Kosovën për këtë në një mënyrë të ngjashme si në rastin e Shqipërisë: jemi gati të krijojmë një udhërrëfyes së bashku me shtetet tona anëtare për të adresuar shqetësimet specifike”. “Autoritetet e shteteve anëtare (agjencitë e zbatimit të ligjit, forcat policore) duhet të përfshihen në terren për të ndihmuar Kosovën. Nga ana jonë, ne jemi të gatshëm t’i japim të gjithë mbështetjen e nevojshme financiare, teknike dhe politike këtij procesi. Sa i përket dialogut Beograd-Prishtinë, ne kemi nevojë që Kosova të na japë zotime dhe realizime të qarta”, ka thënë Varhleyi në një takim të Komisionit Evropian për Ukrainën. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë