Varheyli: Shqipëria i ka përmbushur kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE NULL NULL 16.05.2022 14:04 16.05.2022 14:04 Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi deklaron se Shqipëria i ka përmbushur kushtet që të hapen zyrtarisht negociatat e anëtarësimit. Varheyli tha se tani Shqipëria është gati për një hap të tillë. Këto deklarime ai i bëri pas takimit me ministren e Jashtme të Shqipërisë Olta Xhaçka. “Sot në mëngjes me Ministrin e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka. Ne theksuam se Shqipëria i përmbushi të gjitha kushtet e Këshillit. Tani Shqipëria është gati të hapë zyrtarisht negociatat e anëtarësimit. Ne mbështesim mbajtjen e IGC-së së parë gjatë Presidencës Franceze të Këshillit”- tha Varheyli. Ministrja e Jashtme shqiptare do të zhvillojë edhe një takim me homologun e saj italian Luigi di Maio. Më pas do të marrë pjesë në drekën e punës me Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. This morning with 🇦🇱MFA @xhacka_olta we underscored that Albania fulfilled all the Council conditions. Now 🇦🇱 is ready to officially open accession negotiations. We support to hold the first IGC during the French Presidency of the Council. pic.twitter.com/p2N5ugewlU — Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) May 16, 2022 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.