Varhelyi thotë se komentet e tij ofenduese nuk ishin ndaj eurodeputetëve, kërkon falje (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Varhelyi thotë se komentet e tij ofenduese nuk ishin ndaj eurodeputetëve, kërkon falje (VIDEO)

NULL NULL
15.02.2023 14:34

Komisionari i BE-së për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Oliver Varhelyi, ka kërkuar falje për komentet e tij të djeshme pas fjalimit në Parlamentin Evropian, teksa dëgjohet duke thënë “Edhe sa idiotë kanë mbetur?”, pasi i përgjigjej pyetjeve nga eurodeputetët.

Varhelyi u kritikua nga të tjerët për një gjuhë të tillë ndaj deputetëve, por megjithatë, ai pretendoi se kjo lidhej me një bisedë private dhe të vazhdueshme në hungarisht mes tij dhe shefit të kabinetit të tij, për një çështje krejtësisht të ndryshme, e cila sipas tij, ishte nxjerrë jashtë kontekstit, njofton Klankosova.tv.

“Kërkoj falje për çdo keqkuptim të mundshëm rreth kësaj. Unë i respektoj plotësisht të gjitha institucionet e BE-së, përfshirë Parlamentin Evropian dhe deputetët e tij të nderuar. Dëshiroj të falënderoj të nderuar deputetë të Parlamentit Evropian për shkëmbimin e pikëpamjeve të djeshme që ishte një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar çështje gjeopolitike me rëndësi të madhe në Ballkanin Perëndimor. Mbetem në dispozicion edhe në të ardhmen për të shkëmbyer me Parlamentin Evropian zhvillimet në fushat e portofolit tim, duke respektuar plotësisht detyrimet e mia ndërinstitucionale dhe parimin e bashkëpunimit të sinqertë”, ka shkruar Varhelyi tutje në komunikatë.