Varhelyi: Nuk e di se pse BE-ja nuk ka hapur akoma negociatat për grup-kapitullin e parë për Shqipërinë NULL NULL 29.02.2024 13:26 29.02.2024 13:26 Foto: Facebook, Edi Rama Komisionari për Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, folur për rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në bllokun evropian. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin shqiptar Edi Rama, ai ka thënë se nuk e di se pse BE-ja nuk ka nisur akoma që për Shqipërinë të nisë punën për hapjen e negociata për grup-kapitullin e parë. “Nuk do ta bëjë këtë unë mendoj që hapat tuaj dhe veprat tuaj e kanë treguar se çfarë keni arritur, pra mos harroni ku ishim në tetor të vitit 2019 dhe ku jeni tani. Pra, unë nuk mendoj që ka në Bruksel njerëz që nuk bien dakord për këto arritje të Shqipërisë, gjithashtu ne jemi të dakorduar në Bruksel për faktin se Shqipëria është gati për të hapur negociatat për grup-kapitullin e parë dhe Bashkimi Evropian do të duhet të ketë mundësinë që ta marrë këtë vendim, sa do teknik që është si proces, unë nuk e kuptoj se pse nuk e marrim këtë vendim”. “E kuptoj tërësisht tërësinë e marrëdhënies së fqinjësisë së mirë, nuk mund të ndërtohen marrëdhënie të mira me fqinjët në rast se ti e bllokon tjetrin për të ecur para, ne po përpiqemi të ndihmojmë dhe shpresoj që në muajin në vijim të kemi atë konferencën tjetër ndërqeveritare, në mënyrë që të kalojmë te negociatat e vërteta sepse ne po dëshirojmë të hapim negociatat për Grup-Kapitullin e parën, ndoshta mund ti diskutoj më këto rregulla pasi të jenë hapur vet negociata”, ka thënë Varhelyi. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.