Vargjet aksiomatike të Matoshit NULL NULL 03.04.2024 22:13 03.04.2024 22:13 Lufta, loja, vuajtja, trauma dhe një mori temash të tjera vezullojnë në vëllimin e ri poetik të Halil Matoshit, The Lil’s Poem, por që të gjitha vijnë si stringla të vogla të lidhura hijshëm me njëra-tjetrën në byzylykun që mban dora e tij e penës. Në poezinë eponim, Poema e Lilit, ai rrëfen momentin më traumatik të jetës së tij, atë të arrestimit nga regjimi serb ku në një pikë nuk dihej nëse po vinte erë vdekjeje, masakre apo burgu. Ai njashtu ka zgjedhur me kujdes emrat e përveçëm të cilëve u bën homazh në këto poezi si Bekim Lumin, Xhevdet Bajrajn por edhe presidentin historik, Ibrahim Rugovën. “Me e thanë fjalën e duhun në vend të gabuem të varin, në vend të duhun të shpërfillin”, “lufta jeton brenda nesh”, “Vdekja vjen pa pyetun se c’plagë mban në shtat, bile me i pasë në zemër jo në themër”, “Po pritoj me shkru për luftën” janë disa prej deklaratave të tij në kajde vargjesh të cilat Matoshi, i cili njëherësh ka afinitet edhe për pikturë, i hedh në faqe siç stërkiste Xhekson Polloku bojën në kanavacë, duke e obliguar lexuesin jo vetëm që të lexojë, por që të ndalet dhe të përsiatë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë 21 marsi, Dita e Poezisë – “Hivzi Sulejmani” do ta shënojë me ngjarje të shumta poetike 5 orë më parë
Arte pamore “Hije qiellore” ekspozita që eksploron identitetin, historinë dhe tregimet kulturore përmes artit 7 orë më parë
Arte pamore “Hapat e parë në kamp”, artisti nga Maqedonia hap ekspozitë në Prishtinë me fotografi të refugjatëve 9 orë më parë