Varfëria e skajshme në rënie - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Varfëria e skajshme në rënie

NULL NULL
06/10/2015
Më pak se 10 përqind e popullatës botërore do të jetojë në varfëri të skajshme deri në fund të vitit 2015, thonë parashikimet e Bankës Botërore.

Projeksionet e institucionit me seli në Washington parashohin që numri i njerëzve që mbijetojnë me 1,90 dollarë në ditë të bie nga 12,8 përqind, në vitin 2012, në 9,6 përqind, këtë vit. Kjo do të thtoë se 702 milionë njerëz do të vazhdojnë të kenë probleme mbijetese.

Por kjo është një nga rënie më të mëdha në këtë strukturë, pasi në vitin 1990, sipas shifrave të Bankës Botërore, 37,1 përqind e popullatës botërore jetonte në varfëri të skajshme. Në vitin 2015 ky numër pritet të bie në 9,6 përqind, transmeton Klan Kosova.

“Ky është lajmi më i mirë sot – këto projeksione tregojnë se ne jemi gjenerata e parë në historinë njerëzore që mund t’i jap fund varfërisë së skajshme”, tha presidenti i Bankës Botërore, Jim Yong Kim.

“Parashikimet për rënien e varfërisë në strukturë njëshifrore na japin mundësinë që të punojmë në këtë moment të madh dhe të zhvillojmë strategji edhe më efektive për t’i dhënë fund varfërisë së skajshme”.

“Do të jetë shumë e vështirë, veçanërisht në këtë periudhë të rritjes së ngadaltë ekonomike, mosstabilitetit të tregjeve financiare, rritjes së papunësisë tek të rinjtë dhe rritjes së ndikimit të ndryshimeve klimatike”.

“Por mbetet qëllim yni, për aq kohë sa aspiratat tona përputhen me planet e qeverive”.

Megjithë zvogëlimin e përgjithshëm, numri i të varfërve nuk është duke rënë në disa zona siç pritej. Vuajtja është shtuar në disa zona të Afrikë Sub-Sahariane. Por derisa në vitin 1990 ai regjion përbënte 15 përqind të varfërisë së skajshme në shkallë botërore, tani ka vetëm gjysmën.