10:30, 23 Korrik 2019

Gjatë gjithë stinës së verës apelohet për kujdes më të madhe ndaj të gjithëve por posaçërisht ndaj të moshuarve dhe fëmijëve.

Fëmijët absorbojnë sasinë më të madhe të ngrohtësisë, ndërsa ekspertët theksojnë që më e rrezikshmja është të lihen fëmijët në automobil pa mbikëqyrje, po ashtu fëmijët dëshirojnë të jenë aktivë dhe shpesh harrojnë të ndalen për të pushuar dhe për t’u mbushur frymë, ndërsa nuk janë në gjendje të dëgjojnë trupin e tyre.

Pavarësisht nga aktivitetet fizike në ujë (deti, pishinat), fëmija po ashtu duhet të pijë sasi të mjaftueshme të ujit për të mbetur i hidratuar dhe mbrojtur nga nxehtësia.

Edhe pse shenjat e lodhjes nga nxehtësia varen nga mosha e fëmijës, ju sjellim ato më të shpeshtat për të gjithë moshat: dhimbja e kokës, të përzierat, vjellja, ngërçet në muskuj, etja dhe goja e thatë, ndryshimet e shpeshta të disponimit, sjellja tekanjoze, ngjyra e errët e urinës, puçrrat dhe skuqjet në lëkurë.

Nëse dyshoni në gjendjen e lidhur me nxehtësinë apo vapën, më së miri ndërmerrni këto veprime: largoni fëmijën nga dielli dhe shkoni me të në hije, jepini ujë të ftohë, mbulojeni me peshqir të lagët, fëmija duhet të ulet në karrige ashtu që këmbët t’i ketë të ngritura mbi zemër, nëse simptomat nuk kalojnë, thërrisni ndihmën e shpejtë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë