8:24, 30 Qershor 2020

Masat e ngrohta të ajrit me origjinë nga Afrika do të jenë prezent mbi vendin tonë, duke krijuar kushte për mot të nxehtë dhe me vapë.

Në fushat termike do të ketë rritje në të dy ekstremet.

Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës nga dita e enjte parashihet të ketë zhvillim të vranësirave dhe kushte për reshje shiu të cilat lokalisht do të jenë intensive, afatshkurta të shoqëruara me stuhi dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 13 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29 deri në 34 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi deri 1 deri në 9 m/s. Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për një shtresë të popullatës të cilët kanë sëmundje kronike, pasi që indeksi UV do të jetë ekstrem i lartë, prandaj këshillohet që në intervalet kohore nga 10 deri në 17 gradë Celsius. Mundësisht të jemi sa më të kufizuar nga rrezet e diellit ose të përdorim masa mbrojtëse”, njofton Instituti Hidrometerologjik i Kosovës përcjell Klan Kosova.

Kushtet agrometeorologjike do të jenë të mira, për shkak të insolacionit të gjatë dhe reshjeve të fundit që u regjistruan sidomos në rrafshin e Kosovës.

Sa i përket vijës bregdetare në Shqipëri, temperaturat do të jenë të larta për këtë fillim korriku, meqë parashihen që ato të lëvizin ndërmjet 32 deri në 35 gradë në veri, deri 38 gradë në jug.

Konkurs Pune

Lexo më shumë