Vanessa Bryant reagon pas tekstit të Meek Mill ku përmendet burri i saj

Vanessa Bryant reagon pas tekstit të Meek Mill ku përmendet burri i saj

NULL NULL
5 days më parë

Vanessa Bryant i është përgjigjur reperit Meek Mill në lidhje me tekstin për burrin e saj të ndjerë Kobe Bryant, në një këngë të papublikuar që ka rrjedhur në internet.

Kënga e pretenduar e Meek Mill, e cila thuhet se është një bashkëpunim me Lil Baby, titullohet “Don’t Ëorry” (RIP Kobe). Në këtë projekt muzikor, reperi thotë: “Po, dhe nëse më mungon ndonjëherë, do të shkojë me helikopterin tim, do të jetë një Kobe tjetër”.

Kobe vdiq në janar të vitit 2020 pas një përplasje të helikopterit bashkë me vajzën e tij 13 vjeçare Gianna dhe shtatë persona të tjerë, transmeton Klan Kosova.

Gruaja e basketbollistit të ndjerë, Vanessa hyri në Instagram për të shprehur mendimet e saj rreth tekstit të këngës.

Ajo shkroi: “I dashur Meek Mill, unë shoh këtë tekst si jashtëzakonisht të pandjeshëm dhe mosrespektues. Nuk më pëlqejnë muzikat e tua por besoj se mund të bësh më mirë se kjo. Nëse je një fans, mirë, ka një mënyrë më të mirë për të treguar admirimin tënd për burrin time. Kësaj i mungon respekti”.