Vance: Trump mund të ndërmarrë veprime të mëtejshme për të ndaluar pasurimin e uraniumit nga Irani NULL NULL 17.06.2025 18:50 17.06.2025 18:50 Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance thotë se presidenti amerikan Donald Trump mund të vendosë se duhet të ndërmarrë veprime të mëtejshme për t’i dhënë fund programit bërthamor të Iranit. Në një postim në mediat sociale ai tha se Irani ka “pasuruar uranium shumë mbi nivelin e nevojshëm për çdo qëllim civil” dhe se presidenti i SHBA-së “mund të vendosë se duhet të ndërmarrë veprime të mëtejshme për t’i dhënë fund pasurimit iranian”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Ai përfundon me një siguri se Trump “është i interesuar vetëm të përdorë ushtrinë amerikane për të arritur qëllimet e popullit amerikan. “Çfarëdo që të bëjë, ky është fokusi i tij”, është shprehur ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Macron kundër ndryshimit të “regjimit të Iranit” përmes mjeteve ushtarake: Do të çonte në kaos 17/06/2025
Lajme Policia në Graz: 21 vjeçari që kreu sulmin ishte i fiksuar pas të shtënave, në shtëpi iu gjet edhe eksploziv 17/06/2025