Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Van Gaal: Nuk jam zot

NULL NULL
03.05.2015 10:37
Louis van Gaal: Ju ndoshta mendoni se unë jam Zoti por ja që nuk është kështu. Kur ke një skuadër që luan mirë, kundërshtarët mbrohen më shumë dhe nga kjo ndëshkohemi

Humbja e djeshme e Manchester United nga West Bromi e ka vënë përsëri para pyetjeve të vështira trajnerin e United, Louis van Gaal.

Por holandezi këmbëngul se ai nuk mund ta ndal ecurinë e klubit të tij, sepse nuk është i mbinatyrshëm.

“E kam thënë edhe më parë. Ju ndoshta mendoni se unë jam Zoti por ja që nuk është kështu. Kur ke një skuadër që luan mirë, kundërshtarët mbrohen më shumë dhe nga kjo ndëshkohemi. Kështu na ndodhi me Evertonin dhe sërish më pas me Chelsean”.

“Detyra jonë primare në këto lloj takimesh është të çorganizojmë mbrojtjen e organizuar të skuadrës që kemi përballë”, tha Van Gaal

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.