Van Gaal 'ndërton skuadrën' në parasezon - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Van Gaal ‘ndërton skuadrën’ në parasezon

NULL NULL
16/06/2015
Trajneri i 'Djajve të Kuq' mendon se parasezoni i sivjemë i jep atij dhe skuadrës mundësinë për të punuar më shumë dhe për t'u ndërtuar.

Louis van Gaal thotë se ai ka vendosur që ta krijoj ekipin e ri të në parasezonin që do ta zhvilloj në Shtetet e Bashkuara.

Holandezi ishte i zëshëm në kritikat e tij për parasezonin e vitit të shkuar, në të cilin United luajtën pesë ndeshje në pesë shtete të ndryshme në SHBA, gjë që ndikoi në lodhje dhe mungesë rezultatesh në fillim të sezonit.

Këtë vit, van Gaal ka vendosur që të ndeshjet të zhvillohen në dy qytete, në mënyrë që lojtarët të jenë më të pangarkuar.

“Parasezoni është i mirë sepse përgatit skuadrën. Por, poashtu është i mërzitshëm, sepse rezultatet nuk kanë rëndësi”.

“Kur sheh sezonin e shkuar, ne mposhtëm top skuadra në parasezon, por u mposhtëm nga Sëansea në ndeshjen e parë në Premier League”.

“Kjo nuk mund të ndodhë këtë herë”.

“Vitin që shkoi nuk patëm kohë për stërvitje sepse udhëtuam shumë. Tash, kemi dy kampe stërvitore dhe kushte të mira klimaterike, prandaj kjo do të jetë kohë e mirë për të vendosur për skuadrën”.