Van Gaal e do Schweinsteiger tek United NULL NULL 21/05/2015 21/05/2015 Afati kalimtar veror po premton të jetë 'i çmendur'. Gati po kaq e tillë është edhe dëshira e Van Gaal për të transferuar mesfushorin e Bayern, Bastian Schweinsteiger. Louis Van Gaal po do që përveç reparteve tjera ta përforcojë edhe mesfushën. Kështu holandezi synon që ta sjellë në Old Trafford mesfushorin qëndror gjerman dhe një prej lojtarëve kyq tek Bayern Munchen, Bastian Schweinsteiger. E gjithë kjo është për momentin dëshirë e shefit të pankinës të ‘Djajve të kuq’, pasi nuk janë të shpeshta rastet kur gjermanët, e posaçërisht Bayern shet yjet, sidomos ata me nacionalitet gjerman.