Van Dijk beson në mrekulli ndaj Real Madridit NULL NULL 22.02.2023 11:52 22.02.2023 11:52 Liverpooli pësoi një tronditje të madhe në ndeshjen e parë kundër Real Madridit të zhvilluar në “Anfield Road”, e vlefshme për fazën 1/16 të Ligës së Kampionëve. “Të kuqtë” u mposhtën me rezultat 2-5 para tifozëve të tyre, edhe pse ishin duke avancuar me rezultat 2-0 pas 15 minutave të para të ndeshjes. Rezultati kaq i thellë nga ndeshja e parë e bënë pothuajse të pamundur që Livepooli të kalojë në fazën tjetër, por kështu nuk mendon qendërmbrojtësi holandez Virgil Van Dijk, i cili nuk e ka përjashtuar mundësinë e përmbysjes së rezultatit në ndeshjen kthyese në “Santiago Bernabeu”. Ai ka thënë se në futboll mrekullitë ndodhin dhe shpreson që një e tillë të ndodh në sfidën kthyese. “Futbolli ka të bëjë me mrekullitë dhe shpresoj shumë që ne mund ta bëjmë një mrekulli në Madrid”, ka thënë Van Dijk. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.