Van der Bellen e viziton sot Shqipërinë, do të pritet nga Begaj NULL NULL 27.03.2023 08:55 27.03.2023 08:55 Aleksandër Van der Bellen Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, sot do të presë në një vizitë zyrtare presidentin e Austrisë, Alexandër Van der Bellen. Lajmi është konfirmuar nga presidenca shqiptare, teksa përmes një njoftimi është publikuar edhe agjenda që do të ndiqet nga Van der Bellen. Begaj do të mirëpresë presidentin e Austrisë në Institucionin e Presidentit me një ceremoni shtetërore, dhe ndër të tjera është parashikuar edhe një konferencë e përbashkët për shtyp e dy presidentëve. Agjenda e vizitës: 10:30 – Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës. 11:45 – Deklarata për media e dy Presidentëve duke vijuar më tej me një Konferencë të përbashkët për media. 17:00- Do të zhvillohet Forumi Ekonomik në Hotel Rogner (Antigonea 2), ku të dy Presidentët do të mbajnë gjithashtu fjalën përkatëse./abcnews.al/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova INPO publikon raportin, “Procesi i prokurimit dhe menaxhimi i kontratave në 20 komuna të Kosovës” 19 minuta më parë
Lajme Gjykata e OKB-së urdhëron Izraelin të mundësojë rrjedhjen e lirshme të ndihmave në Gaza 52 minuta më parë