Van Damme kundër divorceve NULL NULL 01.06.2015 09:46 01.06.2015 09:46 Jean Claude Van Damme thotë se ai dhe gruaja e tij Gladys Portugues nuk janë duke u divorcuar. 54 vjeçari ishte cituar më parë se ishte ndarë nga Gladys në vitin 1992 shtatë vjet më vonë pas rimartesës së tyre. Por kur u pyet ai në lidhje me ndarjen nga TMZ, aktori tha se gjërat ishin kthyer në rrugën e duhur. ‘’Familja është ende e fortë, tha aktori, fëmijët janë të fortë, gruaja është e fortë, ka aq shumë divorce nëpër botë dhe kjo është shumë gjë e keqe për fëmijët’’. Ai vazhdoi tutje duke thënë: ”Çifti duhet të punojnë bashkë për gjërat e tyre pa marrë parasysh se çfarë ata duhet të bëjnë’’. Divorci nuk është i mirë për fëmijët madje as edhe për vendin, nësë njerëzit do të mund të rrinë se bashku si në kohën e vjetër, Amerika do të ishte e fortë’’, transmeton Klan Kosova. Gruaja e Van Damme kishte kërkuar divorc në muajin mars të këtij viti për shkak të papajtueshmërisë si arsye për ndarje. Ata së bashku kanë dy fëmijë të rritur djalin Kristopher dhe vajzën Bianca. Në dokumentet e gjykatës ajo kërkoi mbështetje bashkëshortore nga aktori i cili besohet të ketë një pasuri prej 30 milion dollarëve, transmeton Klan Kosova. Kur u pyet se pse kishte ndryshuar zemra e tij ai tha se divorci është një çështje e ndjeshme. ‘’Divorci është i thjeshtë, ajo është veq një fjalë, dashuria është ndjenjë, është e vështirë për t’i përzier të dyja’’, tha ai. Ai po ashtu tregoi se e do gruan e tij prej 15 vjetësh që janë bashk. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.