Valon Syla: Gjuha e liderëve kur akuzojnë njëri-tjetrin, taktikë negative (VIDEO) NULL NULL 21.09.2019 23:30 21.09.2019 23:30 Analisti politik, Valon Syla, ka thënë se akuzat e liderëve të partive dhe kandidatëve për kryeministër kundër njëri-tjetrit është taktikë negative e diskursit të tyre. “Gjuha deri tash ka qenë taktikë negative në rastet të veçanta si atëherë kur liderët e partive apo kandidatët për kryeministër e akuzojnë njëri-tjetrin për gënjeshtra dhe premtime të paarritshme” “Për shembull kur Ramush Haradinaj e akuzon Kadri Veselin se s’mund ta luftojë korrupsionin apo kur ky i fundit i akuzon kundërkandidatët se po gënjejnë për taksën se nuk kanë qare pa e hequr”. “Shumica e kandidatëve, plumbat po i ruajnë për fund në pjesën zyrtare të fushatës. Pra pesë apo gjashtë ditë para votimit sepse ajo mbahet mend më shumë dhe qëndron më shumë gjatë kohës së fushatës”. Syla në Analiza Zgjedhore ka thënë se diskursi i LDK-së kundër PDK-së nuk ia sjellë fitoren sepse nuk ka ndodhur gjatë 10 vjetëve sa është përdorur. “Thirrja për vija të kuqe është thirrje dëshpëruese duke e pasë parasysh që LDK-ja edhe i ka thyer ato. Që 10 vjet përmenden këto vija të kuqe, një diskurs anti-PDK dhe nuk ka mundur t’i fitojë zgjedhjet. Nuk ka sjellë fryte”. “Nëse e shohim gjuhën e LDK-së që kur erdhi Isa Mustafa që e nxiti këtë gjuhë anti-PDK dhe në fund u fut në koalicion dhe e bëri Hashim Thaçin president. Nën një nuk e beson elektorati dhe nën dy kjo gjuhë nuk është triumfuese”. “Është një gabim taktik dhe nuk po them se Vjosa Osmani po gënjen kur thotë se ka vija të kuqe ndaj PDK-së, sepse me të vërtetë ka pasë. LDK si tërësi nuk ka fituar me këtë diskurs politik. Kjo nuk është diçka e re për LDK-në”. “LDK-ja e ka këtë gjuhë e thyen dhe përsëri të bëhet me PDK-në. LDK-ja nuk i fiton zgjedhjet nëse e përdor këtë gjuhë. Ndryshe prej Rugovës kur kishte gjuhë më të butë”. “Mendoj që PDK dhe Kadri Veseli nuk kanë pasë vija të kuqe për partitë, por për individë apo ministri. Për shembull mund të ketë vija të kuqe dhe në pjesën e bisedimeve, ndoshta nuk do t’ia besonte kurrë pjesën e marrëveshjes Vetëvendosjes”. Ndërkaq, për kandidatin e koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinajn, Syla tha se ka dhënë dorëheqje për një kauzë të paqenë dhe tani sërish po synon postin e kryeministrit. “E ka rrëzuar veten në një kauzë të paqëndrueshme. Ai jep dorëheqje për ftesën nga tribunali. Në anën tjetër nominohet si kandidat për kryeministër përsëri. A e ka kryer me gjykatën apo po e mashtron votuesin?”. “Po ashtu edhe me çështjen e demarkacionit ka humbur kredibilitet. E përbiu gjithë atë gaz dhe sërish e votoi. dhe e kemi një dorëheqje të paqenë”. Për Vetëvendosjen ai tha se diskursin po e zhvillon me mënyrën e vet të mendimit filozofik. “Pa ndonjë eufori, Albin Kurti në këto zgjedhje me negociatat me LDK-në ka dashur rikrijimin e një lloj PAN-i. VV e ka inteligjencën e vet dhe këtë e shohim. E ka edhe përkëdheljen e LDK-së. E kemi dëgjuar Kurtin të thotë se VV është më e madhe se Kosova. Duke menduar në thellësinë e mendimit filozofik”. Për Nismën Syla tha se është një parti parlamentare por që s’e ka kaluar asnjëherë 5 për qindëshin. “Asnjëherë në historikun e zgjedhjeve nuk ka kaluar 5 përqindëshin. Është parti parlamentare dhe ikjen e dy ministrave e kompensoi me AKR-në. Pacolli si emër si punëdhënës nuk është edhe aq i lehtë me vota, sjell vota”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Guvernatori ligjëron për rolin e BQK-së para studentëve të Fakultetit Ekonomik 51 minuta më parë