Valon Behrami rikthehet te Watfordi si ndihmësdrejtor sportiv NULL NULL 02.07.2025 20:51 02.07.2025 20:51 Ish-mesfushori i Watfordit, Valon Behrami, është rikthyer në klub si ndihmës i drejtorit sportiv Gian Luca Nani. 40-vjeçari, i cili luajti 48 ndeshje në Premier League për “Hornets” midis korrikut 2015 dhe gushtit 2017, shprehu emocionin për rikthimin. “Kur isha lojtar i Watfordit, ishte hera e parë që u ndjeva pjesë e një familjeje, më ka munguar kjo ndjesi,” tha Behrami. Ai u tërhoq nga futbolli profesionist në vitin 2022, dhe shtoi se dëshiron të ndërtojë lidhje më të forta mes stafit, lojtarëve dhe tifozëve. I linduri në Mitrovicë, ka qenë një figurë kyçe për Zvicrën, me 83 paraqitje ndërkombëtare. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 3 days