Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Valon Behrami rikthehet te Watford, tani në rolin e asistentit

NULL NULL
02.07.2025 17:51

Ish-mesfushori i Watford, Valon Behrami, është rikthyer në klub si asistent i drejtorit sportiv, Gian Luca Nani.

40-vjeçari bëri 48 paraqitje në Premier League për Hornets gjatë qëndrimit të tij dy-vjeçar midis korrikut 2015 dhe gushtit 2017.

“Kur isha lojtar i Ëatford, ishte hera e parë që u ndjeva pjesë e një familjeje dhe më ka munguar kjo”, tha Behrami për faqen e internetit të klubit, transmeton Klankosova.tv

“Dua të ndihmoj në ndërtimin e lidhjes midis stafit teknik dhe klubit, lojtarëve dhe klubit dhe, më e rëndësishmja, me tifozët, pasi kjo është e vetmja mënyrë që ne do ta arrijmë qëllimin tonë”, vijoi tutje ai.

Kujtojmë se, Behrami i cili luajti 83 ndeshje me kombëtaren zvicerane u tërhoq nga futbolli profesionist në vitin 2022. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.