“Valiasi” kap në flagrancë pesë të rinj, tentuan të shisnin kanabis (VIDEO) NULL NULL 21.06.2025 10:47 21.06.2025 10:47 Janë kapur në flagrancë dhe janë vënë në pranga 5 shtetas të përfshirë në një rast të shitjes së pesë kilogramëve të kanabisit. Policia shqiptare bën të ditur se 2 prej tyre po transportonin lëndën narkotike, me automjet, ndërsa 3 të tjerët i shoqëronin me një automjet tjetër. Poashtu bëhet e ditur se 2 pakot me “Cannabis Sativa”, 2 automjetet dhe 5 celularë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Valias të Tiranës, transmeton Klankosova.tv “Si rezultat i operacionit të koduar “Valiasi”, u arrestuan në flagrancë shtetasit:-A. P., 25 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;-E. G., 22 vjeç, Sh. N.(G.), 20 vjeç (vëllezër), E. P., 26 vjeç dhe E. B., 23 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. “Gjatë operacionit, bazuar në informacionet e siguruara nga burimet operative, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në Valias, 2 automjetet e dyshuara, automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin A. P. dhe pasagjer shtetasin E. P. dhe automjetin tip “Jaguar” që e ndiqte nga pas, me drejtues shtetasin E. B. dhe pasagjerë shtetasit Sh. N.(G.) dhe E. G, të cilët tentuan të largoheshin në momentin e ndërhyrjes së Policisë”. “Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin A. P., shërbimet e Policisë kanë gjetur 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 5 kilogramë e 300 gramë, që dyshohet se po transportohej me qëllim shitjen”. “Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia e Shtetit, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gjykata e Prizrenit refuzon kërkesën për paraburgim ndaj zyrtares komunale, i cakton arrest shtëpiak 33 minuta më parë