22:30, 2 Dhjetor 2019

Shkatërrimi i kancerit të prostatës me valë të zëshme, eliminon tumoret në gati dy të tretat e pacientëve, sugjeron një studim.

Teknika – e cila përdor pulsin e saktë të ultrazërit për të sulmuar tumoret në një seancë që zgjat më pak se një orë – mund të ndihmojë shumë burra të shmangin operacionin, njofton Klan Kosova.

Studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë në Los Angeles, të cilët testuan teknologjinë në 115 burra me kancer të prostatës, panë tumoret e shkatërruara në 80 për qind të burrave që trajtuan.

Dhe 65 për qind e pacientëve ishin akoma të pastër nga kanceri një vit më vonë.

Rreth 47,000 burra çdo vit zhvillojnë kancer të prostatës.

Konkurs Pune

Lexo më shumë