Valentina Metaj, futbollistja që refuzoi Suedinë për ta përfaqësuar Kosovën (VIDEO) NULL NULL nga Endrit Zogaj 22.03.2023 19:30 nga Endrit Zogaj 22.03.2023 19:30 Ishte vetëm 17 vjeçare kur për herë të parë zhvilloi ndeshje në fushën e tempullit “Fadil Vokrri”. E për të lënë gjurmë në stadiumin legjendar i’u deshën vetëm dy minuta. Valentina Metaj kishte shënuar gol në miqësoren që e kishte fituar Kosova 4-0 ndaj Maqedonisë së Veriut në konkurrencën e femrave. Por nuk ishte hera e vetme që ajo shënoi me fanellën e “Dardaneve”, pasi ajo në gjashtë paraqitje ka shënuar katër gola e ka dhuruar dy asistime tek shoqet e kombëtares. Bile, 18 vjeçarja refuzoi për të luaj me Suedinë në Kampionatin Evropian për ta përfaqësuar Kosovën. Valentina Metaj ka shijuar sezon fantastik edhe me ekipin e saj në Suedi, IFO Bromolla. Madje, Metaj është lidere tek klubi suedez Bromolla, pasi ajo veç kontributit gjatë ndeshjes, gjuan edhe penalltitë, si dhe merr përsipër edhe gjuajtjet e lira. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Ancelotti për presionin që merr nga Real Madridi: Është karburant për mua, më jep energji 2 days